Ky është rezultati përfundimtar i Shqipërisë në Islandë 

Futboll

Ky është rezultati përfundimtar i Shqipërisë në Islandë 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 qershor 2019 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Shqipëria kokulur nga Reikjaviku, duke pësuar humbje me rezultat minimal 1:0 nga Islanda. Përzgjedhësi i ri Edy Reja debutoi me humbje edhe pse në bazë të lojës merituan të paktën një pikë. 
Shqipëria luajti më mirë por sulmuesit nuk ishin në elementin e duhur që t’i finalizojnë disa raste! Kuqezinjtë pësuan humbje me fajin e mbrojtjes, kur lejuan Gudmundsson të depërtojë në mes tre-katër lojtarëve në minutën e 22-të. Kjo është humbja e dytë pas tri xhirove në grupin H në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.  Islanda është në pozitën e katërt me 6 pikë, tri më shumë se Shqipëria që bie një pozitë më poshtë. Të martën e ardhshme përkatësisht me 11 qershor Shqipëria do të takohet me Moldavinë, në stadiumin në Elbasan (20.45).

Islanda-Shqipëria 1:0

Stadiumi “Laugardalsvöllur”, Reykjavik.
Gjyqtar: B. Madden (Skocia). 
Stadiumi “Laugardalsvöllur”, Reykjavik.
Shënues: Gudmundsson (22’).
Kartonat e verdhë: Sigurjonsson – Basha, Dërmaku, Veseli.
Islanda: Halldorsson, Hermannsson, Arnason, G. Sigurdsson, Skulason, Gudmundsson (Traustason 56’), Gunnarsson, Bjarnason, Sigurjonsson (A. Sigurdsson 81’), R. Sigurdsson dhe Kjartansson (Sigthorsson 63’). 
Shqipëria: Berisha, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Veseli, Ismajili, Basha (Kaçe 67’), Abrashi, Xhaka (Ndoj 71’), Cikalleshi (Sadiku 79’) dhe Balaj.

85' Minutat e fundit, Shqipëria në presion, vazhdon edhe më tej rezultati i minutës së 22-të.

80' Vazhdon Islanda të jetë në epërsi.

71′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Xhaka, vendin e tij e zë Emanuele Ndoji.

67′ Zëvendësim i parë te Shqipëria, largohet Basha, vendin e tij e zë Ergys Kaçe.

63' Hysaj e Lenjani por nuk arrijnë të bëjnë asgjë më shumë.

56’ Shqipëria luan me një siguri të plotë, por sulmi nuk është energjik ashtu siç ishte në 45 minutat e para.

Islanda-Shqipëria
Shënues: Gudmundsson (22’).
Kartonat e verdhë: Sigurjonsson - Basha.
Islanda: Halldorsson, Hermannsson, Arnason, G. Sigurdsson, Skulason, Gudmundsson (Traustason 56’), Gunnarsson, Bjarnason, Sigurjonsson, R. Sigurdsson dhe Kjartansson. Shqipëria: Berisha, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Veseli, Ismajili, Basha, Abrashi, Xhaka, Cikalleshi dhe Balaj.

53' Ndeshja me rivalitet e vlefshme për xhiron e tretë të grupit H të kualifikueseve për Kampionatin Evropian. Islanda vazhdon të ruajë epërsinë. 

47’ Shqipëria shton presionin në drejtim të portës së Islandës. Balaj në një pozicion mjaft të mirë por nuk reagon si duhet.
 
Islanda-Shqipëria

Islanda: Haldorson, Hermanson, R.Sigurdson, Gudmuson, Bajrnanson, G. Sigurdson, Arnason, Sigurnjoson, Gunarson, Kjartanson, Skulason.
Shqipëria: Berisha, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Veseli, Ismajili, Basha, Abrashi, Xhaka, Cikalleshi, Balaj.
Fillon pjesa e dytë. Përfundoi pjesa e parë. Shqipëria luajti më mirë me përjashtim që pësuan gol në minutën e 21-të.

43' Lojë e baraspeshuar por edhe më shumë raste, ndërsa islandezët reliazuan pas një reagimit të dobët të mbrojtjes shqiptare.

40' Kohë e mirë, lojë mesatare, një Shqipëri që pësoi gol nga një pakujdesi e mbrojtjes.

37' Lojë me nerva,sidomos nga Shqipëria e cila pretendon që të kthehet me pikë.

28′ Pranë golit të barazimit Shqipëria me Dermakun. Pas një rrëmuje në zonë, mbrojtësi shtatlart gjuan me të djathtën, topi devijohet nga një futbollist i Islandës, edhe përfundon ngjitur me traversën.

27' Shqipërinë po e pret një punë e madhe e cila kërkon barazimin.  

22' Johann Gudmundsson është autor i golit të Islandës. 
Mbrojtja e Shqipërisë në gjumë dhe Johann Gudmundsson pa vështirësi depërton mes 3-4 lojtarëve dhe me gjuajtje të fuqishme shënën, 1:0. 

20' Shqipëria po luan mjaft mirë. 

16' Lojë e qetë nga te dyja skuadrat, ende pa gola.

9' Shqipëria orvatet që të kthehet e pamposhtur nga kjo fushë mjaft e papërshtatshme.

5' Nuk ka ende gola në Islandë.

4′ Rast i artë për kuqezinjtë. Lenjani harkon bukur nga e majta për Hysajn, i cili gjuan bukur me të majtën drejt portës, por ndalet nga portieri Haldorson. Mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë.

1' Shqipëria kërkon pikë në Islandë.

Filloi ndeshja. Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Islandë – Shqipëri.  

Shqipëria luan ndeshjen e saj të parë nën urdhrat e Edoardo Rejas, në Rejkjavik, kundër Islandës.

Kombëtarja ‘Kuq e zi’ futet në këtë takim për një rezultat pozitiv, me synimin që të mos mposhtet.

Ndeshja mes Islandës dhe Shqipërisë luhet me fillim nga ora 15:00.

Më poshtë ua përcjellim formacionet zyrtare për këtë ndeshje, që është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat