Dybala i përgjigjet Interit: Jo, faleminderit! Juve përgatit planin B

Futboll

Dybala i përgjigjet Interit: Jo, faleminderit! Juve përgatit planin B

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 14:29
Paulo Dybala

E ardhmja e Paulo Dybala është e paqartë, teksa shumë zëra e lidhin me vendndodhje të ndryshme.

Teksa Inter po përpiqet në forma të ndryshme për ta bashkuar me Antonio Conte dhe Marotta po harton çdo lloj mënyrë për të afruar argjentinasin, ka ardhur një përgjigje e beftë në drejtim të tyre.

“Jo, faleminderit”, mësohet të iu ketë thënë Dybala drejtuesve zikaltër, sipas burimeve të “La Gazzeta dello Sport”, edhe pse Inter po përpiqet ta bëjë si blerje të vetme, ose ta përfshijë në shkëmbim me Mauro Icardin.

Gjithsesi qëllimi i Dybala nuk është që të kalojë në Milano dhe kjo tratativë tashmë ka ngecur në vend.

Ndërkohë Juventus nuk ka hequr dorë nga Paul Pogba, i cili ka si objektiv parësor kalimin tek Real Madrid. Për të arritur një marrëveshje për rikthimin e francezit në Torino, klubi bardhezi po kërkon t’i propozojë Manchester United shkëmbimin me Paulo Dybala.

Drejtori sportiv, Fabio Paratici i ka vendosur kontaktet e para me agjentin Mino Raiola dhe karta e fshehtë e Juventusit do të jetë pikërisht Dybala, i cili është kërkuar edhe më herët nga klubi anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat