Ky është numri i tifozëve shqiptarë në Rejkjavik

Futboll

Ky është numri i tifozëve shqiptarë në Rejkjavik

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 14:32
Ky është numri i tifozëve shqiptarë në Rejkjavik

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndeshjen e saj të radhës në Rejkjavik, kundër kombëtares së Islandës.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për kualifikimet drejt Euro 2020, dhe do të jetë e para për Shqipërinë nën urdhrat e Edoardo Reja.

Kuqezinjtë kërkojnë vetëm rezultat pozitiv, duke mos llogaritur assesi në humbje, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin.

Në një ndeshje ku kombëtarja ka nevojë për përkrahje, sigurisht se nuk mund të mungonin edhe tifozët shqiptarë.

Sipas raportimeve të ‘SuperSport’, në stadium pritet të jenë 200 deri në 250 tifozë shqiptarë të pranishëm.

Ndeshja mes Islandës dhe Shqipërisë do të luhet sot, me fillim nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat