Fiton ajo skuadër që gabon më pak

Futboll

Fiton ajo skuadër që gabon më pak

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 14:32
Rudi Vata

Ish-kapiteni i Kombëtres, Rudi Vata, foli në një lidhje direkte nga Islanda për mikrofonin e “RTSH” ku analizoi kundërshtarët islandesë. Sipas Vatës, pritet një ndeshje e kujdesshme, teksa ajo skuadër që do të gabojë më pak do të triumfojë.

“Ky kundërshtar nuk është komod, sepse luan një futboll të thjeshtë dhe efikas. Janë shumë të mirë organizuar. Luajnë me intestitet të lartë. Situatat e vogla, i bëjnë situatë të mëdhaja. I kushtojnë vëmendje detajeve. Janë shumë të mirë në goditjet standarte. I përshtaten lojës britanike. Është një kombëtare që në 2 sezonet e fundit ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme.

Një ndeshje e rëndësishme si për ne ashtu edhe për Islandën. 3 pikët e sotme janë shumë të domosdoshme. Besoj që do shikojmë një ndeshje të kujdesshme. Ai që do të gabojë më pak do të fitojë ndeshjen”, u shpreh Vata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat