Man Utd pas Dier

Futboll

Man Utd pas Dier

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 15:45
Dier

Skuadra e Manchester United është vënë pas yllit të Tottenham Hotspur, Eric Dier.   

‘Djajtë e kuq’ kanë rikthyer vëmendjen kah mesfushori i Spurs, në kërkimin e tyre për një zëvendësues për Nemanja Matic.

Eric Dier shihet si objektiv potencial i Manchester United, për të siguruar të ardhmen e mesfushës, sipas ‘The Times’.

Mesfushori i Tottenham është një prej shumë emrave që klubi po konsideron për sezonin e ardhshëm.

‘Djajtë e kuq’ kanë shikuar edhe opsionin e Sean Longstaff të Newcastle United, ndërsa Declan Rice mbetet dëshira ‘e paarritur’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat