Kjo është diagnoza për Zenelin

Futboll

Kjo është diagnoza për Zenelin

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 16:01
Kjo është diagnoza për Zenelin

Kombëtarja e  Kosovës mbrëmë ka luajtur baras 1:1 me Malin e Zi, në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020.Por një lajm i keq nga kjo ndeshje ishte lëndimi i Arbër Zenelit, i cili u desh ta lë skuadrën në minutën e 39-të.

Menaxheri i kombëtares, Bajram Shala për Insportin ka konfirmuar se Arbër Zeneli është kthyer në Francë për trajtim të mëtutjeshëm. “Arbëri është kthyer në Francë për trajtim të mëtutjeshëm. Ai ka probleme me ligamentin e përparmë kryqëzor, i cili duket se është këputur ose dëmtuar shumë. Shkalla e lëndimit do të konstatohet pas kontrollit me rezonancë magnetike”, ishin fjalët e Shalës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat