Befasi: Mourinho trajner i kombëtares së njohur?

Futboll

Befasi: Mourinho trajner i kombëtares së njohur?

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 16:52
Jose Mourinho

Lajme të pabesueshme vjen nga Brazili, me ekipin kombëtar të këtij vendi që mund të bëhet me trajner të ri.

Mediet në Brazil raportojnë se federata e futbollit e këtij vendi i ka dhënë ultimatum trajnerit Tito, për të fituar Kupën e Amerikës, nëse dëshiron ta ruajë vendin e punës.

Në rast dështimi në Kupën e Amerikës, e cila do të mbahet në Brazil, Tito do të largohet.

Emri më i dëshiruar për të zënë vendin e tij, është Jose Mourinho.

Trajneri portugez është i papunë që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar nga Manchester United.

Mourinho gjatë gjithë karrierës së tij ka drejtuar skuadra, dhe marrja e një kombëtare, do të ishte vërtetë sfiduese për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat