Ose topin, ose këmbën...

Futboll

Ose topin, ose këmbën...

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 17:04
Ronaldo

Kristiano Ronaldo rrëmbeu të gjithë vëmendjen pas ndeshjes Portugali-Zvicër me tre golat e shënuar dhe mbi të gjitha për fintet ndaj mbrojtësit të Zvicrës, Kevin Mbambu.

“Me atë që i ke bërë mbrojtësit të djathtë të Zvicrës je për burg”, shkruan Evra në profilin e Ronaldos duke iu referuar kalimit spektakolar ndaj tij. Mirëpo, nuk ka vonuar shumë përgjigjja e tij. “Evra, kam qenë një fans i zjarrtë i yti, deri në momentin që lexova këtë koment.

Të gjithë flasin për këtë kalim, por askush nuk e kujton që në ndeshjen Jang Bojs-Juventus e ‘paketova Ronaldon. Por ti mos e thuaj këtë, sepse jam i sigurt që të njëjtën gjë ka bërë Ronaldo edhe me ty në stërvitjet e Mançesterit”, shkruan Mbambu me humor. Evra nuk e lë me kaq.

“Më fal. Nuk e dija që ishe ti. Me mua Ronaldo nuk kishte shanse. Ose topin, ose këmbën”, shkruan francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat