A dhanë urdhër dhelprat serbe, Mërkella, Xhajiqi e Terziqi, që futbollistët mos të luajnë kundër Kosovës...

Futboll

A dhanë urdhër dhelprat serbe, Mërkella, Xhajiqi e Terziqi, që futbollistët mos të luajnë kundër Kosovës...

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 qershor 2019 Në ora: 18:20
A dhanë urdhër dhelprat serbe, Mërkella, Xhajiqi e Terziqi, që futbollistët mos të luajnë kundër Kosovës...

Një ditë do të del në shesh e vërteta, se futbollistët serb, që mbrojnë ngjyrat e Malit të Zi, Mirko Ivaniq dhe Filip Stojkoviq, nga cilët zyrtarë janë urdhëruar që mos të paraqiten kundër Kosovës. A qëndrojnë në prapavijë Mitar Mërkella, drejtor sportiv dhe Zvezdan Terziq, drejtor gjeneral i Cërvena Zvezdës, të dirigjuar nga Dragan Xhajiqi, që fshihet si dhelpër! Ivaniq dhe Stojkoviq janë lojtar të Zvezdës, të cilët mu në ditën kur duhej të luanin kundër Kosovës ndërruan mendje.  Klubi beogradas njihet me qëndrime antishqiptare dhe hiq më larg se në vitin 2018, me 30 nëntor, Xhajiqi, Mërkella e Terziqi ishin në një pjesë të Mitrovicës dhe përkrahën protestat e serbëve të Kosovës.

Këta zyrtarë të lartë serb, që nuk dalin hapur, por fshihen sikur dhelpra, me gjasë i kanë telefonuar lojtarët, se nuk duhet të luajnë kundër Kosovës. Urdhri i tyre është respektuar nga Mirko Ivaniq dhe Filip Stojkoviq sepse ndryshe do të ishin të mbyllura dyert e Zvezdës për ta! Prandaj, ky është veprimi tinëzar i nacionalistëve të Zvezdës, sepse nuk ka mundur kush tjetër që t’i bindë lojtarët që mos të luajnë. Ky është një tregues për mendësinë e tyre aq të ultë dhe që jetojnë më ëndrra duke pa me syçelë.  

Nuk mundet as Zvezda e askush tjetër ta pengojë me Kombëtaren tonë, sepse tani Kosova është e barabartë me të gjithë dhe fortë e respektuar në shtetet më fuqishme të botës. Dejan Saviçeviqi, ka një mijë arsye që ta kruan veshin fortë për faktin se e tradhtuan shokët e Zvezdës, si Mërkella, Xhajiqi e Terziqi. Sepse lojtarët ishin të Zvezdës dhe eprorët janë Mërkella e Terziqi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat