Griezmann s’ka më dyshime: Kam vendosur për të ardhmen time

Futboll

Griezmann s’ka më dyshime: Kam vendosur për të ardhmen time

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 18:29
Antoine Griezmann

Sulmuesi francez Antoine Griezmann, në një deklaratë për “telematin”, ka bërë me dije se e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, por pa deklaruar se ku do të luajë. 28-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2023 me skuadrën e Atletico Madrid, por ka deklaruar se sezonin tjetër do të luajë në një ekip të ri.

Gjithnjë e më shumë përflitet se do të jetë Barcelona skuadra e tij e re, por ende nuk ka asgjë zyrtare. “Unë e di se ku do të luaj sezonin tjetër. Do t’jua them së shpejti”, ka thënë Griezmann, duke lënë sërish gjithçka në dilemë për sa i përket emrit të skuadrës së re.

Nuk dihet ende nëse 28-vjeçari do të qëndrojë në La Liga apo do të kalojë në një kampionat tjetër, ndoshta në Premier League. Lojtari është aktualisht i grumbulluar me kombëtaren franceze dhe pritet të zbulojë ekipin e ri pas ndeshjeve eliminatore të Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat