Zeneli flet pas lëndimit

Futboll

Zeneli flet pas lëndimit

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:49
Arbër Zeneli

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen pas lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Malit të Zi.

Kosova barazoi 1:1 me Malin e Zi, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Në pjesën e parë të kësaj ndeshje, Kosova mbeti pa Arbër Zenelin, që pësoi një lëndim jo të lehtë në gju, lëndim që pritet ta mbajë jashtë fushës për disa muaj.

“Faleminderit shumë për mbështetjen në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Zeneli në Instagram.

Përndryshe Kosova të hënën luan ndeshjen tjetër kualifikuese, sërish në udhëtim kundër Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat