Skandal: Gazeta malazeze mëson arsyen pse trajneri serb Tumbakovic refuzoi të paraqitet ndaj Kosovës

Futboll

Skandal: Gazeta malazeze mëson arsyen pse trajneri serb Tumbakovic refuzoi të paraqitet ndaj Kosovës

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 00:09
Ljubisa Tumbakovic

Përfaqësuesja e Kosovës barazoi me Malin e Zi 1:1 në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian "Euro 2020".

Para nisjes së ndeshjes e cila u zhvillua në Podgoricë, trajneri serb i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic dhe futbollistët Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic bojkotuan ndeshjen.

Gjithë ky injorim i kushtoi Tumbakovicit me shkarkim nga Federata e Futbollit të Malit të Zi, ndërsa dy futbollistët serb të sipërpërmendur do të vazhdojnë të luajnë me malazezët.

Ndërkaq, gazeta malazeze "Vijesti" ka zbuluar arsyen e vërtetë të refuzimit të trajnerit serb, i cili ka drejtuar Malin e Zi deri dje.

Sipas gazetës së sipërpërmendur, Tumbakovic dhe futbollistët Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic refuzuan të luajnë shkaku i kërcënimeve me jetë nga Beogradi.

"Për herë të parë në karrierë, trajneri Tumbakobic ishte në një situatë, ku ai dhe futbollistët ishin të frikësuar. Ndeshja kundër Kosovës apo jeta", shkruan "Vijesti".

"Nga Beogradi kishte mesazhe të çuditshme para ndeshjes me Kosovën, e cila konsiderohej tradhti. Këto mesazhe mposhtën futbollin", shkruan në mes të tjerash gazeta malazeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat