Inter, një hap larg marrëveshjes për yllin e Italisë

Futboll

Inter, një hap larg marrëveshjes për yllin e Italisë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 00:18
Drejtori i Interit

Inter është shumë afër blerjes së mesfushorit të Cagliari-t, Nicolo Barella, për 50 milionë euro. Marrëveshja pritet të finalizohet të hënën. 

Sipas "Corriere dello Sport", drejtuesit e zikaltërve do të takohen me presidentin e kuqebluve, Tommaso Giulini, gjatë mbledhjes së Lega-s dhe do të kërkojnë të mbyllin operacionin. 

22-vjeçari  është i grumbulluar me kombëtaren aktualisht, me Italinë që do të luajë kundër Greqisë dhe Bosnje Hercegovinës në fazën kualifikuese për Euro 2020. 

Barella është një nga lojtarët më të kërkuar të Serisë A, me Napoli-n, Chelsea-n, Manchester United dhe Juventus-in, që janë interesuar për të në të kaluarën.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat