Futbollisti që i shënoi mbrëmë Kosovës, befason me deklaratën pas ndeshjes

Futboll

Futbollisti që i shënoi mbrëmë Kosovës, befason me deklaratën pas ndeshjes

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 00:44
Stefan Mugosa

Stefan Mugosa ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të Malit të Zi mbrëmë.

Në ndeshjen e zhvilluar kundër Kosovës në Podgoricë e cila përfundoi 1:1, Mugosa shënoi golin e vetëm për malazezët.

Pas ndeshjes, Mugosa është shprehur pjesërisht i kënaqur me rezultatin.

"Kjo nënkupton një pikë në fund të fundit. Ne do të kthehemi shpejt dhe do të përpiqemi për rezultat pozitiv ndaj Republikës së Çekisë", tha fillimisht Mugosa.

"Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë. Kemi humbur disa shanse dhe kemi shënuar vetëm një gol. Më mirë kemi luajtur në pjesën e dytë", shtoi Mugosa.

"Ndryshe, ky ishte goli i tetë i Mugosas mbrëmë për Malin e Zi në paraqitjen e 30-të për Përfaqësuesen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat