Abuzim seksual me futbollistet, FIFA përjashton përjetë presidentin e Federatës

Futboll

Abuzim seksual me futbollistet, FIFA përjashton përjetë presidentin e Federatës

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 07:15
Kelly Lindsey me kombetaren afgane

Ish-presidenti i Federatës Afgane të Futbollit, Keramuddin Keram, është përjashtuar përjetë nga FIFA, e cila e ka shpallur fajtor për abuzim seksual me lojtaret e ekipit kombëtar femra. Përveç kësaj mase, ai është gjobitur me 1 milionë franga zvicerane, pas hetimit të kryer nga FIFA.

Komisionit i etikës pranë institucionit më të lartë të futbollit në botë ka konfirmuar abuzimin me postin të Keram, si president i AFF. Ai ka kryer abuzime të shpeshta me lojtaret e kombëtares së femrave nga viti 2013 deri në vitin 2018.

Sipas FIFA-s, abuzimet seksuale kanë ndodhur të paktën me 5 futbolliste. Në dhjetor të vitit të kaluar, Keram u pezullua nga detyra pas dyshimeve dhe akuzave të para nga futbollistet si dhe prej amerikanes Kelly Lindsey, asokohe trajnere e kombëtares së femrave të Afganistanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat