Eriksen drejt Realit, PSG i ofron zëvendësuesin Pochettions

Futboll

Eriksen drejt Realit, PSG i ofron zëvendësuesin Pochettions

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 07:17
Christian Eriksen

Tottenham arriti finalen e Champions Leagues, por pavarësisht kësaj, yjet e ekipit duan klube më "big" që garantojnë sukses. Christian Eriksen është emri i parë që do të lërë "Spursat". Danezi dëshiron të largohet në Madrid, atje ku Zinedine Zidane e pret me krahë hapur. Galaktikët duket se do të jenë të frikshëm sezonin e ri. 

Tekniku i anglezëve, Maurizio Pochettino, po mendon për zëvndësuesin e tij. PSG i ka ofruar teknikut yllin e mesfushës Julian Draxler. Gjermani nuk ka patur hapësirat e nevojshme me kampionët e Francës dhe do të largohet. 

Tottenham mund ta ofrojë në Angli vetëm për 40 milionë euro. Pochettino dëshiron të mbajë Eriksen, por në rast se danezi largohet përfundimisht, mund ta mendojë më mirë alternativën e Draxlerit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat