Talenti më i kërkuar në merkato vlen 120 mln euro, presidenti: Para kësaj shume dorëzohem

Futboll

Talenti më i kërkuar në merkato vlen 120 mln euro, presidenti: Para kësaj shume dorëzohem

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 07:54
Joao Felix

Presidenti i Benfica, Luis Filipe Vieira, ka bërë me dije sot se presioni për të lënë të lirë lojtarin më të kërkuar të merkatos së verës, 19-vjeçarin Joao Felix është shumë i madh. Lojtari ka një klauzolë prej 120 milionë eurosh në kontratën e tij me skuadrën portugeze. Shumë që me shumë gjasa do të paguhet, pasi pretendentët për talentin portugez nuk mungojnë.

Duke folur për të përditshmen britanike “The Mirror”, presidenti i Benfica thotë: “E di që kam një nga lojtarët më të kërkuar në merkato dhe që kërkohet nga shumë skuadra, kryesisht në Angli. Menaxherë të shumtë skuadrash kanë folur me mua apo drejtuesit e Benfica”.

“Nëse vjen një ofertë 120 milionë euro, sa është edhe shuma e klauzolës, atëherë nuk do ta ndal lojtarin të largohet. Unë e pranoj se përballë një shumë të tillë të gjithë do të dorëzoheshin. Ndoshta ky ka qenë sezoni i fundit i këtij talenti tek ne”, tha Vieira.

Skuadra e Manchester United dhe Manchester City kanë nisur një garë për të marrë shërbimet e 19-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat