Man Utd dhe Juventus gati të shkëmbejnë Pogba – Dybala

Futboll

Man Utd dhe Juventus gati të shkëmbejnë Pogba – Dybala

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 08:40
Pogba – Dybala

Skuadrat e Manchester United  dhe Juventus janë gati për të ‘dridhur’ merkaton e verës me një shkëmbim të mundshëm.

Paul Pogba dhe Paulo Dybala janë dy emrat që mund të përfshihen në lëvizjen që do të ishte prej më të mëdhave të merkatos së verës.

Pogba po kërkohet me ngulm nga skuadra e Juventus dhe është i pakënaqur në ‘Old Trafford’, por konkurrencë ka edhe nga Real Madridi.

Kështu, ‘Zonja e vjetër’ mund të përdorë një yll të skuadrës së saj, për të marrë avantazhin ndaj madrilenëve.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Man United kanë kontaktuar me Juventus  rreth Paulo Dybala dhe një shkëmbimi të mundshëm me Pogba.

Dybala nuk kishte rrolin që pati në sezonin para se  Ronaldo të vinte, por ndoshta gjërat mund të ndryshojnë me trajnerin e ri.

Mbetet të shihet nëse skuadrat do të marrin hapa të tjerë drejt kësaj mega – marrëveshjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat