Cillessen: De Ligt? Ai e di se çfarë duhet të bëjë

Futboll

Cillessen: De Ligt? Ai e di se çfarë duhet të bëjë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 08:41
Matthijs De Ligt

Jasper Cillessen, portieri i Barcelona-s dhe Holandës, ka folur për të ardhmen e shokut të tij të kombëtares, Matthijs De Ligt.

"Jam ulur dhe kam folur me të për të ardhmen dhe mundësitë që ka ai, siç kam bërë edhe me De Jong", ka thënë portieri për "Mundo Deportivo". 

"Matthijs është një djalë shumë i mirë dhe e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Unë mund t'i them vetëm gjëra të mira për Barcelona-n, sepse është një klub i madh dhe ndihesh shumë mirë aty". 

Cillessen nuk është i shqetësuar për konkurrencën e madhe që do të kishte De Ligt te katalanasit, ku do ta prisnin Pique, Lenglet dhe Umtiti. "Ai është shumë i ri, është vetëm 19 vjeç. Barcelona-s i duhen lojtarë që luajnë në nivele të larta dhe ai ka cilësitë e duhura për të luajtur aty".  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat