Një vit pa Fadil Vokrrin, Kosova do ta kujtojë përgjithmonë

Futboll

Një vit pa Fadil Vokrrin, Kosova do ta kujtojë përgjithmonë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 09:46
Fadil Vokrrin

Sot është bërë 1 vit që nga vdekja e legjendës, Fadil Vokrri.

Përveç si futbollist klasi në vitet e tij të arta, Fadili la gjurmë edhe si një kryetar i jashtëzakonshëm.

Ai e drejtoi Federatën e Futbollit të Kosovës drejt sukseseve më të mëdha, ato të pranimit në UEFA dhe FIFA.

Përveç këtyre dy sukseseve, Vokrri punoi fortë edhe për kombëtarën e Kosovës, e cila tani është duke korrur suksese të njëpasnjëshme, mirëpo mëkat që ai nuk është gjallë për ti shijuar.

Derisa ai po i shikon nga lartë djemtë e Kombëtares së Kosovës, ata po ia shpërblejnë mundin shumë-vjeçar me paraqitjet e mrekullueshme në fushë, sidomos në stadiumin që mbanë pikërisht emrin e tij – “Fadil Vokrri”.

Image

Fadili kishte një jetë kushtuar futbollit, duke lënë gjurmë që nga paraqitja e parë e tij në fushën e gjelbër e deri tek paraqitje e fundit në selitë e FFK-së.

Sot të gjithë po e kujtojnë Fadilin, njeriun i cili bëri të pamundurën për futbollin kosovar, njeriu që i hapi dyert e klubeve kosovare në Evropë.

Sot dhe përgjithmonë do ta kujtojmë, Fadil Vokrrin!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat