Tare nuk e merr punën tek Milano

Futboll

Tare nuk e merr punën tek Milano

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 11:21
Igli Tare

Legjenda shqiptare e futbollit, Igli Tare, duket se nuk do ta pranojë punën tek Milano.

Tare, i cili aktualisht bën punën e drejtorit sportiv tek Lazio, është pëlqyer shumë nga skuadra e Milanos, të cilët kanë kontaktuar shqiptarin.

Por, duket se transferimi i Tares tek ‘Rosonerët’ nuk do të bëhet, pas lëvizjeve të fundit nga presidenti i romakëve.

Claudio Lotito ka bllokuar gjithçka, duke i ofruar ish sulmuesit të Shqipërisë një rritje në pagë si dhe vazhdim kontrate.

45 vjeçari nga Shqipëria mund të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2023 me Lazio, pas ofertës së ardhur nga Lotito.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat