Fadil Muriqi për Fadil Vokrrin: Sporti na bashkoj, por jeta na ndau

Futboll

Fadil Muriqi për Fadil Vokrrin: Sporti na bashkoj, por jeta na ndau

Nga: Kemajl Goca Më: 9 qershor 2019 Në ora: 12:22

Kurrë nuk do të shlyhet nga kujtesa e gjeneratave të vjetra tandemi Fadil Vokrri e Fadil Muriqi. Vokrri-Muriqi ishin emblema e futbollit tonë, të jashtëzakonshëm në fanellën e gjeneratës së artë të Prishtinës në vitet e 80-ta dhe që bënë telashe klubet më të mëdha ish jugosllave, si Dinamon e Zagrebit, Hajdukun e Splitit, Velezhin e Mostarit, Partizanin e Beogradit, Cërvena Zvezdën e Beogradit etj. 
Sot një vit Fadil Vokrri ndërroi jetë papritur në kohën kur ishte president i FFK-së dhe kur na duhej më së shumti. Fadil Muriqi që jeton e vepron në Australinë e largët, ka dy fjalë për ish bashkëlojtarin e tij. “Sporti na bashkoj, por jeta na ndau. Do te mbetesh i paharruar përgjithmonë, shoku im, Fadil Vokrri (Cira)”, shkruan Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat