Edhe një vit pas, malli e kujtimi për Ty miku im shumë i madh

Futboll

Edhe një vit pas, malli e kujtimi për Ty miku im shumë i madh

Nga: Ramush Gashi Më: 9 qershor 2019 Në ora: 12:42
Ramush Gashi me Fadil Vokrrin

Duket se ata që kanë thënë se koha shëron plagët, kanë gabuar, të paktën në rastin tim, sepse edhe një vit pas, Miku im Fadil, malli më është rritë, ndërsa kujtimet e shumta janë të freskëta. Një vit, pas duke sjellë nëpër mend të gjitha takimet, tërë kohën e kaluar bashkë, si në shiritin filmik vijnë vërdallë në mbajëmendjen time të gjitha ato momente të ëmbla, plotë me gëzime e hidhërime vështirësi e sakrifica, që me bëjnë të pikëlluar që të humba, por gjithsesi krenar që të kisha mik. Miku im,ikja e jote e hershme, ka lënë një boshllëk të madh jo vetëm në familjen tënde, por edhe te ne shokët e tu.

Një boshllëk të mbushur me kujtime, që nuk e lënë mendjen tonë të qetë duke të kujtuar përherë. Dhe duke të kujtuar nuk ka si mos të na tradhtojë loti, por duke qenë se na ke lënë një trashëgimi të shndërruar në legjendë, krejt kjo kthehet në krenari. Do të doja të shkruaja gjatë, por sikur me thotë mendja se të gjithë duan të shkruajnë nga diçka për Ty, të rendisin edhe ata diçka të bukur për Ty, sepse Ti miku im ishe i të gjithëve e kjo me bën edhe më shumë krenar.

Përjetë do të kujtojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat