Conte dëshiron dyshen e Romës tek Inter

Futboll

Conte dëshiron dyshen e Romës tek Inter

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 13:23
Dzeko

Skuadra e Inter po përgatitet për negociata me Romën, për dy yjet që luajnë në ‘Stadio Olimpico’.

Inter po shpresojnë që të arrijnë një marrëveshje me Edin Dzeko dhe Aleksandar Kolarov, duke ofruar para plus lojtar.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, është Antonio Conte ai që dëshiron të transferojë dyshen nga Roma.

Edhe Dzeko edhe Kolarov janë duke u futur në vitin e tyre të fundit të kontratës me Romën.

Boshnjaku vlerësohet me 13 milionë euro, kurse veterani serb do të vinte vetëm si pjesë e marrëveshjes, ku Inter do të mund të ofronte Davide Merola.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Inter dhe Roma do të mund të pajtoheshin për 10 milionë euro para të gatshme dhe shërbimet e Merolas, në shkëmbim të Dzeko – Kolarov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat