Xhaka nuk gabon nga penalltia kundër Anglisë, por ja kush fitoi

Futboll

Xhaka nuk gabon nga penalltia kundër Anglisë, por ja kush fitoi

Nga: Kemajl Goca Më: 9 qershor 2019 Në ora: 15:14
Zvicra e Shaqirit e Xhakës luftojnë për vendin e tretë kundër Anglisë

(E plotësuar) -   Zvicra e pafat, mposhtet me penallti me rezultat 6:5 nga Anglia, në ndeshjen për vend të tretë të Ligës së Kombeve në futboll, e cila u zhvillua në stadiumin Guimares të Portugalisë. Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit, e cila në kohën e rregullt përfundoi pa gola (0:0) po ashtu edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk pati gola.

Plot 120 minuta nuk u shënuan asnjë gol dhe penalltitë vendosën fituesin, ku anglezët ishin më të suksesshëm.  Xherdan Shaqri u largua nga fusha në minutën e  65-të, pas një lëndimit që pësoi në këmbën e djathtë. Shaqiri dhe Granit Xhaka luajtën titullarë. Penalltitë, për Zvicrën i realizuan: Zuber, Xhaka, Akanji, Mbabu, Schar, dështon kroati Josip Drmiç, kur gjuajtjen e tij e ka pritur portieri Pickford. Për Anglinë shënuan: Maguire, Barkley, Sancho, Sterling, Pickford, Dier.  Në minutën e 3-të, Harry Kane godet me aq mjeshtri, por tërthorësja ia mohoi golin. Në minutën e 36-të, Dele Alli nga rreth 7-8 metra humb një rast ideal, i cili godet me kokë por topi për disa centimetra shkon mbi portën e Sommerit.

Në pjesën e dytë, në minutën e 53-të, Zvicra ka qenë me fat të madh, Kane godet me kokë por topi për disa centimetra shkoi jashtë portës së Sommerit. Pas dy minutave sërish me fat zviceranët, kësaj radhe aleat ka qenë shtylla pingule.  Në minutën e 56-të, kapiteni Granit Xhaka godet fort nga 16-17 metra por portieri Pickford me mund të madh shpëtoi portën e tij.  Xherdan Shaqiri u angazhua maksimalisht por në minutën e 65-të u lëndua dhe e lëshoi fushën. Në vazhdimet dy herë nga 15 minuta, anglezët patën disa mundësi, kur Sterling dështon nga një pozitë e pastër në minutën e 95-të, sikurse edhe Alli katër minuta më vonë.  Anglia më shumë raste, ndërsa Zvicra u paraqit mjaft mirë, por penalltitë si gjithmonë janë fat dhe triumfuan anglezët. 

Zvicra-Anglia 5:6 me penallti 
Stadiumi: “Estadio D. Afonso Henriques”, Guimaraes.
Gjyqtar: O. Hategan (Rumania).
Kartonat e verdhë: Xhaka - Rose, Lingard.
Penalltitë, për Zvicrën i realizuan: Zuber, Xhaka, Akanji, Mbabu, Schar, dështon kroati Josip Drmiç, kur gjuajtjen e tij e ka pritur portieri Pickford. Për Anglinë shënuan: Maguire, Barkley, Sancho, Sterling, Pickford, Dier. 
Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, Elvedi, Rodriguez (Drmiç 88’), Freuler, Xhaka, Mbabu, Fernandes (Zakaria 61’), Shaqiri (Zuber 65’), Seferoviq (Okafor 113’).
Anglia: Pickford, Rose (Walker 70’), Maguire, Gomez, Alexander-Arnold, Dier, Delph (Barkley 106’), Alli, Sterling, Lingard (Sancho 106’), Kane (Wilson 75’).

Fituesi përcaktohet me penallti.

118' Lojë me raste por pa gola deri me tash.

110' Lojë me ritëm, një Angli mjaft e rrezikshme.

106' Ndeshja po shkon drejt penaltlive.

99' Alli lëshon edhe një rast ideal, godet me kokë por Sommer u tregua edhe një herë i jashtëzakonshëm.

95' Sterling dështon nga një pozitë e pastër, nuk godet si duhet me kokë.

Fillojnë vazhdimet dy herë nga 15 minuta.

Përfundoi koha e rregullt, pa gola, tani vazhdimet dy herë nga 15 minuta do ta vendosin fituesin.

89' Duket se nuk do të ketë fitues në kohën e rregullt.

85' Wilson shënon për Anglinë, por apsi gjyqtari shikoi sistemin VAR anulohet goli për shkak të faullit.

80’ Nuk ka gola, sulmuesit nuk po e gjejnë rrjetën.
Zvicra-Anglia
Stadiumi: “Estadio D. Afonso Henriques”, Guimaraes.
Gjyqtar: O. Hategan (Rumania).
Kartonat e verdhë: Rose, Kingard.
Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, Elvedi, Rodriguez, Freuler, Xhaka, Mbabu, Fernandes (Zakaria 61’), Shaqiri (Zuber 65’), Seferoviq.
Anglia: Pickford, Rose (Walker 70’), Maguire, Gomez, Alexander-Arnold, Dier, Delph, Alli, Sterling, Lingard, Kane (Wilson 75’).

78' Vazhdon ende pa gola, lojë dinamike.

70' Sterling nuk u tregua i vëmedshëm dhe lëshon një rast të mirë.

64' Lëndohet Xherdan Shaqiri. Ai lëndon këmbën e djathtë dhe largohet nga fusha, në vend të tij futet Zuber.

61' Anglia ka qëlluar një her tërthorësen dhe një herë shtyllën pingule.

56' Kapiteni Granit Xhaka godet fort nga 16-17 metra por portieri Pickford me mund të madh shpëtoi portën.  Me një fjala Xhaak dridh pak a shumë Anglinë.
55' Shtylla pingule shpëton Zvicrën.
53' Zvicra me fat të madh, Harry kane godet me kokë por topi për disa centimetra shkoi jashtë portës së Sommerit.

52’ Zvicra mundohet të jetë më këmbëngulëse në pjesën e dytë.
Zvicra-Anglia
Stadiumi: “Estadio D. Afonso Henriques”, Guimaraes.
Gjyqtar: O. Hategan (Rumania).
Kartonat e verdhë: Rose, Kingard.
Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, Elvedi, Rodriguez, Freuler, Xhaka, Mbabu, Fernandes, Shaqiri, Seferoviq.
Anglia: Pickford, Rose, Maguire, Gomez, Alexander-Arnold, Dier, Delph, Alli, Sterling, Lingard, Kane.
49' Nuk ka ndryshim rezultati, lojë e mirë, me raste më shumë shënimi nga Anglia.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.

39' Seferoviq mundësi të mirë shënimi, por gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja dhe evitohet në korrne.

36' Dele Alli nga rreth 7-98 metra humb një rast ideal, i cili godet me kokë por topi për disa centimetra shkon mbi portën e Sommerit.

35' Anglia orvatet ta shtojë presionin në portën e skuadrës zvicerane.

33' Anglia luan më mirë, por edhe Zvicra po tregon lojën e vet dhe po tregohet luftarake.

28' Lojë e luftuar, Kane i rezikshëm të Anglia e Shaqiri te Zvicra.

Image

22' Nuk ka gola, lojë me ritëm, secila ekip e kujdesshme. 

17' Xherdan Shaqiri po tregohet luftarak dhe po kërkon me shokë që të shënojë sa më parë. 

14'  Raheem Sterling  pati mundësi të shënon por Sommer nuk befasohet.

11' Freuler godet bukur por drejt në duart e portierit anglez Pickford.

10' Lojë me ritëm, te dyja kombëtaren duan fitoren. Xhaka dhe Shaqiri në formë të mirë. 

6' Zvicra luan shumë mirë ndaj Anglisë jashtëzakonisht të fortë, në një ndeshje që luftohet se cila do të pëëfundojë në vend të tretë në Ligën e Kombeve.

3' Harry Kane ka pasur një mundësi të mirë por pa sukses, pasi goditja e tij u ndal nga tërthorësja.

2' Zvicra - Anglia edhe më tej pa gola, ku lujnë Shaqiri dhe Xhaka.

Shpresat e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës për ta arritur finalen në përpjekje për ta fituar garën inauguruese të UEFA-s, Ligën e Kombeve, u shuan pasi Portugalia e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo i eliminoi në gjysmëfinale.

Prandaj, dyshja shqiptare synon t’i ndihmojë Zvicrës ta mposhtë Anglisë në një ndeshje për vend të tretë sot në Porto.

Image

Cristiano Ronaldo e mundi i vetëm Zvicrën në gjysmëfinale, duke realizuar het-trik për Portugalinë, duke i shënuar dy nga tri golat e fitores 3:1 në dy minutat e fundit të ndeshjes.
Anglia, ndërkohë, u mund në kohën shtesë nga Holanda, duke dështuar të kalojë në finale.

Tani, Zvicra dhe Anglia do të luftojnë për vendin e tretë në garën më të re të UEFA-s.

Shaqiri dhe Xhaka janë titullarë, ndërsa Albian Ajeti është në stol.

Ndeshja do të nisë në orën 15:00 në Porto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat