Gjashtë skuadra të mëdha e duan Eriksenin, por Tottenham nuk e ulë çmimin e danezit

Futboll

Gjashtë skuadra të mëdha e duan Eriksenin, por Tottenham nuk e ulë çmimin e danezit

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 15:18
Erikseni

Christian Eriksen ka bërë me dije se dëshiron të largohet nga Tottenham Hotspur.

Mesfushori danez javë më parë deklaroi se është i gatshëm për ta bërë një hap të madh në karrierën e tij.

Ofertat në drejtim të tij nuk po mungojnë, pasi danezi po kërkohet në pesë ligat e mëdha evropiane.

Real Madrid, Juventus, Inter, PSG, Bayern Munich dhe Manchester United janë skuadrat që kanë shprehur gatishmëri për transferimin e tij.

Por problemi mbetet tek çmimi i lartë që Tottenham po kërkon për lojtarin e tyre prej 100 milionë funteve.

The Sun ka raportuar se Spurs nuk duan të dëgjojnë për ofertat më të ulëta se 100 milionë funte për yllin e tyre.

Gjithsesi skuadra favorite për të nënshkruar me 27-vjeçarin mbetet Real Madrid që është gati të përfshijë edhe lojtarë si Dani Ceballos apo Gareth Bale në këmbim të Eriksen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat