Selektori i Kosovës e kërcënon Bullgarinë

Futboll

Selektori i Kosovës e kërcënon Bullgarinë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 18:24
Selektori i Kosovës e kërcënon Bullgarinë

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencë për media para ndeshjes me Bullgarinë ka thënë se do të luajnë lojë sulmuese dhe do të kërkojnë pikët e plota nesër mbrëma. “Kemi respekt për Bullgarinë, por ne do të luajmë për fitore”, u shpreh ai.

“Bullgaria ka bërë ndryshime së fundmi, por janë ekip i fortë. Ne do të përpiqemi të bëjmë lojën tonë”.

“Taktika jonë nuk do të ndryshohet. Nuk e ndryshoj lojën dhe t’u them lojtarëve që të mbrohen. Ideja është që të fitojmë duke sulmuar ndoshta me 4-3-3, ose 4-2-3-1”.

Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë zhvillohet në Sofje të hënën, nga ora 20:45. Takimi i parë mes dyja kombëtareve kishte përfunduar me barazim 1:1, në ‘Fadil Vokrri’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat