Kujt i duhet Neymar? Brazili “tërmet” ndaj Hondurasit

Futboll

Kujt i duhet Neymar? Brazili “tërmet” ndaj Hondurasit

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 23:08
Gabriel Jesus

Neymar mund të vazhdojë të kurohet dhe të merret me akuzat për përdhunim… Ndërkohë, Brazili nuk ka nevojë për të aspak dhe përgatitet për Kupën e Amerikës në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar plot shtatë gola ndaj Hondurasit dhe duke e kthyer miqësoren e sotme në një stërvitje.

Skuadra e Tites, përpos dobësisë së kundërshtarit, ka qenë e jashtëzakonshme dhe në fushë ka dhuruar samba dhe kërcyer. Aksione të shpejta, teknikë e lartë dhe sidomos finalizime.

Gabriel Jesus hapi serinë shumë shpejt, për të dyfishuar më pas Thiago Silva. Hondurasi mbeti edhe në inferioritet numerik dhe e kuptoi se do të ishte një mbrëmje e gjatë dhe me rrjetën e portës të shpuar disa herë.

Kështu, Coutinho do të vuloste 3-0 në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, sërish Jesus realizoi golin e dytë personal dhe më pas aksioni i bukur i talentit të Ajax, Neres. Firmino dhe Richarlison do të vulosnin rezultatin e thellë 7-0. Ndoshta, Neymar e ka ndjekur nga tv këtë spektakël dhe ka kuptuar se edhe pa të në fushë, Selecao mbetet Selecao…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat