Gara për ‘Topin e Artë’, ja kush favorizohet nga bookmakersat

Futboll

Gara për ‘Topin e Artë’, ja kush favorizohet nga bookmakersat

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 00:05
Virgil Van Dijk dhe Leo Messi

Pas Fabio Cannavaros në vitin 2006, “Topin e Artë” mund ta fitojë sërish një mbrojtës.

Janë të bindura për këtë kompanitë e basteve ndërkombëtare, që japin si favorit kryesor për trofeun më të rëndësishëm individual, gjigantin e mbrojtjes së Liverpoolit, Virgil Van Dijk.

Holandezi kuotohet me koeficientin 1,7 për fitimin e “Topit të Artë” dhe lë pas 5-herë fituesin e këtij trofeu, argjentinasin Lionel Messi, që kuotohet më koeficient 2.2.

Në vendin e tretë, bookmakers-at rendisin sulmuesin senegalez të Liverpoolit, Sadio Mane, me koeficient 21, ndërsa në garë për trofeun është edhe Cristiano Ronaldo, por ky i fundit ka pak shanse dhe kuotohet me koeficient 26.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat