As Sarri dhe as Guardiola, Wikipedia zbulon trajnerin e ri të Juventus-it

Futboll

As Sarri dhe as Guardiola, Wikipedia zbulon trajnerin e ri të Juventus-it

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 00:35
Wikipedia

Juventus, pasi ka zyrtarizuar divorcin me Massimiliano Allegri-n, është akoma në kërkim të një trajneri që do të mund t'i japë vazhdimësi ciklit të fitoreve të bardhezinjve.

Gjatë ditëve të fundit është folur shumë për Pep Guardiola-n dhe Maurizio Sarri-n si pasardhës të mundshëm të Allegri-t, por, sipas Wikipedia-s trajneri i ri i "Zonjës" është një tjetër.  

Bëhet fjalë për Vito Ventura, i njohur me emrin e artit Shade. Reperi i njohur italian, protagonist në "Sanremon" e fundit, është një tifoz i madh i Juventus-it, por ka pak mundësi që të ulet në stolin e bardhezinjve. 

Vetë këngëtari është argëtuar nga ky lajm, siç tregon edhe postimi i bërë në Instagram: "Ndërkohë, te Wikipedia... Juventus, unë nuk dija asgjë! Mund të më kishit lajmëruar!". 

Ka shumë mundësi që të jetë një shaka e bërë nga një prej fansave të tij. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat