Griezmann nuk e pret Barcelonën, është afër nënshkrimit me këtë klub

Futboll

Griezmann nuk e pret Barcelonën, është afër nënshkrimit me këtë klub

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 08:24
Antoine Griezmann

Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, duket se veçse ka vendosur për skuadrën e tij të ardhshme.

Gjatë muajit të kaluar, fituesi i Kupës së Botës me Francën kishte bërë të ditur se do të ndajë rrugët me Atletico Madrid gjatë kësaj vere.

Menjëherë pasi u bë i ditur ai lajm, emri i Griezmann filloi të lidhej me një kalim të mundshëm tek Barcelona.

Gjithsesi, duke pasur parasysh ngjarjet e verës së kaluar, kur francezi ‘tradhtonte’ katalanët në momentet e fundit, duket se tashmë ai nuk është i pëlqyer në dhomat e zhveshjes në ‘Camp Nou’.

Sipas ‘Sport’, lojtari nuk do të pres më për ofertën e katalanëve dhe ka arritur marrëveshje me skuadrën e Paris Saint Germain.

Besohet se Griezmann do ta zëvendësoj Edinson Cavanin në formacionin e PSG, pasi ky i fundit pritet të largohet.

Edhe pas ndeshjes kundër Turqisë ( me fanellën e Francës), Griezmann bëri të ditur se tashmë e di se ku do të luajë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat