Agjenda e Kosovës U21 për ndeshjen kundër Turqisë U21

Futboll

Agjenda e Kosovës U21 për ndeshjen kundër Turqisë U21

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 08:37
Kosova

Shpresat e Kosovës do të luajnë ndeshjen e radhës kundër kombëtares së Turqisë U-21.

Djelmoshat tanë hyjnë në fushë të motivuar, pas fitores në ndeshjen e parë të grupit, fitore të cilën e morën nga udhëtimi në Andorrë.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku pritet të kenë përkrahje të madhe, Kosova U-21 synon fitoren e dytë në rrugën e saj drejt Euro U-21.

Sot, Dardanët e rinj do të mbajnë edhe stërvitjen e fundit para këtij testi.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e FFK për agjendën e plotë të të dyja kombëtareve, para kësaj sfide interesante.

Kombëtarja U21 e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese për Evropianin 2021 para tifozëve të saj, të martën, më 11 qershor, kundër Kombëtares U21 të Turqisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Në ndeshjen e parë të përzgjedhurit e Rafet Prekazit shënuan fitore kundër Andorrës si mysafirë, me rezultat bindës 4:0. Më poshtë është agjenda e kësaj ndeshjeje për të dyja kombëtaret.

E hënë, 10 qershor

18:00 Stërvitja e Turqisë

18:45 Konferenca për media e Kosovës (Rafet Prekazi, Lirim Kastrati, Mirlind Daku)

19:15 Stërvitja e Kosovës

E martë, 11 qershor

Ndeshja Kosova U21 – Turqia U21, stadiumi “Fadil Vokrri” 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat