Komentatorja i drejtohet ashpër Zhegrovës: Mos e dërgo motrën, bëhu burrë

Futboll

Komentatorja i drejtohet ashpër Zhegrovës: Mos e dërgo motrën, bëhu burrë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 08:46
Edon Zhegrova

Kritikat e gazetares Qëndresa Krelani ndaj futbollitit të Kosovës, Edon Zhegrova kanë bërë bujë mediatike së fundmi.

Në një emision televiziv, ‘Qeqa’ zbuloi se e ka quajtur ‘idiot’ futbollistin prishtinas.

Ndërkaq, Edoni i ishte përgjigjur duke i thënë se e kishte parë si ‘gjest të ulët’.

Pas gjithë kësaj, Krelani i është kundërpërgjigjur Zhegrovës duke zbuluar edhe disa të pathëna.

Më ka shkruar motra e tij, familjarë. Ka mbetur vetëm Vedat Bajrami i Stupcave pa më shkruar”, tha ‘Qeqa’ në “Sports Show”.

“Le të bëhet burrë le të më del përpara e mos të ma dërgojë motrën”, shtoi gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat