Carrasco thotë se është afër marrëveshjes me gjigantin e Premierligës

Futboll

Carrasco thotë se është afër marrëveshjes me gjigantin e Premierligës

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 09:33
Yannick Carrasco

Lojtari i kombëtares së Belgjikës, Yannick Carrasco, ka bërë të ditur se është shumë afër transferimit në Premierligë.

Ditëve të fundit është raportuar për bisedimet mes Carrasco dhe Arsenal, dhe duket se këto bisedime kanë shënuar progres.

Anësori belg së fundmi ka bërë të ditur se është në rrugë të mirë për të nënshkruar me Arsenal.

“Negociatat po ecin mirë. Jam në dijeni se jam lojtar i rëndësishëm për skuadrën, por shpresoj se do më lënë të largohem” ka thënë Carrasco për ‘Sport’.

“Nga një pikëpamja personale, por edhe familjare, do të doja që të kthehem në Evropë” ka thënë tutje ylli belg.

“Premierliga është më fizike, por gjithashtu ka më shumë hapësira” ka shtuar ndër të tjerash lojtari që dikur luante me Atletico Madrid.

Lojtari aktualisht luan me Dalian Yifang. Ai ka një klauzolë prej 30 milionë funteve, të cilën Arsenal duhet ta paguajë, nëse duan shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat