Rrahmani po largohet nga Dinamo Zagreb, është afër transferimit në Belgjikë

Futboll

Rrahmani po largohet nga Dinamo Zagreb, është afër transferimit në Belgjikë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 10:13
Amir Rrahmani

Qendër mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, duket se do të ndërroj skuadër gjatë verës.

Rrahmani i cili luan me Dinamo Zagreb pritet të kalojë në kampionatin belg, ku do t’i bashkohet skuadrës së Standard Liege.

Sipas ‘Sportske Novosti’, çështja e transferimit të kosovarit është 90 % e mbyllur.

Kanë mbetur vetëm disa detaje pa u sqaruar para se lojtari të vë nënshkrimin e tij në kontratën e Standard.

Transferimi i Rrahmanit nga Dinamo tek Standard pritet të bëhet për 1.6 milionë euro.

Kujtojmë se edhe Mërgim Vojvoda, tjetër lojtar i Kosovës, ka nënshkruar së fundmi me skuadrën e Standard Liege. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat