Agjenti i Hysaj: Oferta e Atleticos është shumë e ulët

Futboll

Agjenti i Hysaj: Oferta e Atleticos është shumë e ulët

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 14:37
Elseid Hysaj

Emri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, po lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm tek Atletico Madrid.

Atletico Madrid ka bërë dy oferta për mbrojtësin e krahut të djathtë, por akoma nuk ka arritur që të arrijë marrëveshje me skuadrën e Napolit.

Lidhur me këto zëra ka folur edhe agjenti i lojtarit, duke bërë të ditur se ka pasur oferta, por ato kanë qenë shumë të ulëta.

“Oferta e Atletico Madrid ishte shumë e ulët dhe nuk reflekton vlerën reale të lojtarit” ka thënë fillimisht Mario Giuffredi.

“Ishtë nën 25 milionë euro, kaq mund të them. Napoli ka vendosur çmimin e Hysaj, jo unë, por Elseid mund të provojë eksperiencë jashtë kufijve, dhe kush mund ta refuzojë Atletico Madridin?” ka thënë ndër të tjerash agjenti.

Mbetet të shihet nëse madrilenët do të rrisin ofertën për Hysaj. Napoli kërkon 30 milionë euro për kartonin e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat