Fidan Aliti: Ta bëjmë vendin tonë të lumtur

Futboll

Fidan Aliti: Ta bëjmë vendin tonë të lumtur

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 16:18
Fidan Aliti

Kosova sonte me fillim nga ora 20:45 zhvillon njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të ciklit kualifikues për evropian.

Djelmoshat e Challandes do të jenë mysafir të Bullgarisë në Sofje, në duelin ku fitorja është opsioni i i vetëm.

Shumica e futbollistëve besojnë në fitore, derisa i fundit që ka reaguar lidhur me këtë ndeshje ka qenë Fidan Aliti.

Mbrojtësi i Kalmarit ka shfrytëzuar profilin zyrtar të rrjetit social “Instagram” për të treguar rëndësinë e kësaj ndeshjeje, sidomos për lojtarët “verdhë e kaltër”.

“Ta bëjmë vendin tonë të lumtur sonte”, shkroi ish-mbrojtësi i Skënderbeut në llogarinë e vet zyrtare në Instagram.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat nga 20:45, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat