Ja kush është talenti që e ka blinduar Prishtina

Futboll

Ja kush është talenti që e ka blinduar Prishtina

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 16:34
Armend Gashi

Prishtina sot ka blinduar talentin e tyre Armend Gashin.

Gashi më parë ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës U19, mirëpo disa ditë më parë kishte qenë edhe në prova në disa skuadra të mëdha gjermane.

Duke ditur aftësitë dhe cilësitë e futbollistit, Mirel Josa me çdo kusht dëshironte që sulmuesin e krahut nga Prishtina ta ketë në skuadër.

Gashit i është rekomanduar dy zgjedhje ose të qëndroj tek Hanoveri U21 apo të luajë edhe 1 vit në Superligën e Kosovës.

Talenti prishtinas zgjodhi këtë të dytën, duke arritur marrëveshje me klubin nga kryeqyteti. Në kontratën e nënshkruar është cekur se lojtari do të jetë i lirë për të vazhduar karrierën e tij në Gjermani, ku mësohet se lojtari tashmë veç ka një parakontratë me një klub gjerman.

Gashi kishte oferta edhe nga shumë skuadra të Superligës, duke përmendur Vushtrrinë dhe Ballkanin, mirëpo ai zgjodhi ti qëndrojë besnik Prishtinës.

Futbollistin nën menaxhim e kanë marrë vëllezërit Arsim e Ramadan Rrustemi.

KosovaPress mëson se këta janë të afërm me Altin Lalën dhe shumë shpejt do të bëjnë publike edhe kompaninë menaxheriale, duke bërë të ditur se shumë talent nga Kosova e Shqipëria do të jenë nën ombrellën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat