Reja para ndeshjes: Kemi probleme me sulmin, ndaj Moldavisë do të ketë ndryshime

Futboll

Reja para ndeshjes: Kemi probleme me sulmin, ndaj Moldavisë do të ketë ndryshime

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 17:24
Edi Reja

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka folur para ndeshjes kundër modestëve të Moldavisë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Në një deklaratë për meiat, tekniku italian tha se problemi i Kombëtares nuk është skema taktike por reparti i sulmit sipas të cilit mungojnë finalizimiet.

Skema 3-5-2- “Unë nuk pashë probleme në këtë repart, por në sulm jam dakord. Duhet të gjejmë zgjidhje për të sulmuar, të çojmë më shumë topa në zonë. Na mungoi finalizimi, ata nuk arritën të bënin më shumë se sa një rast në portë.Gjithashtu Reja tha se ndaj Moldavisë skuadra kuqezi do të pësojë ndryshime.

“Mbrojtja mund të jetë me 3 ose 4. Në mesfushë do të ketë ndryshime dhe në sulm padyshim, pasi ka lodhje. Në fillim duhet të flas me lojtarët dhe pastaj do shihni formacionin. Kemi dhe 24 orë ende për të parë.

Potenciali i skuadrës-I kemi të gjitha mundësitë, na duhen disa mesfushorë të mirë për të kaluar më para. Me Islandën pamë anën e djathtë që ishte shumë mirë, do të shohim dhe repartet e tjera ku çaluam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat