Gjiganti i basteve publikon kuota interesante para ndeshjes Bullgari-Kosovë

Futboll

Gjiganti i basteve publikon kuota interesante para ndeshjes Bullgari-Kosovë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në futboll i shkon në Sofje Bullgarisë të hënën mbrëma, me fillim nga ora 20:45, në përballjen e vlefshme për kualifikimet “Euro 2020”.

“Dardanët” në këtë ndeshje futen me një shije paksa të hidhur pas barazimit 1-1 me Malin e Zi, të premten e fundit.

Sidoqoftë, djelmoshat e Bernard Challandesit nuk konsiderohen favoritë as sonte kundër bullgarëve.

Të paktën jo nga “Bet365”, e cila e ka kuotuar fitoren e Kosovës 3.20, njejtë sa barazimin.

Mirëpo, edhe pse Bullgaria ka kuotë më të vogël, prapë mund të konsiderohet si mjaft e lartë kur marrim parasysh se takimi luhet në Sofje.

Fitoren e bullgarëve gjiganti i basteve e ka kuotuar 2.50.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat