Nuk starton Hadërgjonaj, Kosova me dy ndryshime kundër Bullgarisë

Futboll

Nuk starton Hadërgjonaj, Kosova me dy ndryshime kundër Bullgarisë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 19:44
Kosova

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Bullgarisë dhe Kosovës.

Bullgaria e pret sonte Kosovën në stadiumin nacional “Vasil Levski” në Sofje, ndeshje e vlefshme kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Pas barazimit 1-1 me Malin e Zi ditë më parë, Kosova do të kërkojë sonte pikët e plota kundër Bullgarisë.

“Dardanët” do të jenë pa Herolind Shalën, Valon Berishën, Hekuran Kryeziun dhe Arbër Zenelin, ky i fundit u lëndua në Podgoricë kundër Malit të Zi.

Kosova do të nisë këtë ndeshje me dy ndryshime; Edon Zhegrova do të zëvendësojë Zenelin, kurse në vend të Paqaradës starton Benjamin Kololli.

Kapiten edhe në këtë ndeshje do të jetë Amir Rrahmani.

Nuk starton Florent Hadërgjonaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat