Nënkryetari i FFK-së merr trajtim mjekësor para ndeshjes

Futboll

Nënkryetari i FFK-së merr trajtim mjekësor para ndeshjes

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Nënkryetari i FFK-së nga radhët e komuniteteve, Predrag Jovic, nuk është ndjerë mirë para pak minutash.

Në hyrje të stadiumit, ai ka pasur marremendje, por ka reaguar menjëherë stafi mjekësor dhe ai është rikthyer në shkallët e stadiumit.

Këtë rast e ka konfirmuar korrespodenti ynë nga kryeqendra bullgare, që momentalisht gjendet në “Vasil Levski” të Sofjes.

Sa i përket ndeshjes, tashmë janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, kur kanë mbetur tashmë edhe tri çerekë ore për të filluar ndeshja.

Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual sa i përket këtij takimi dhe jo vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat