Lojë e madhe e Kosovës, shemb keq Bullgarinë

Futboll

Lojë e madhe e Kosovës, shemb keq Bullgarinë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 qershor 2019 Në ora: 21:19
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) – Kosova, Kosova, Kosova, trondit Bullgarinë! Kosova e shemb me lojë e rezultat 3:2 Bullgarinë në midis stadiumit “Vasil Levski” në Sofje, në kuadër të të xhiros së katërt të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020. 

Mbrëmje e madhe, futbollistët tanë meritojnë notë më shumë se dhjetë. Një Kosovë brilante, tërë kohën më të mirë. Të gjithë dhanë maksimumin, secili me i shpejt se tjetri. Milot Rashica,  Vedat Muriqi dhe Elbasan Rashani shënuan golat e fitores së madhe, fitores së parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, me një formulë të përsosur të lojës i vuri në pozicion mat bullgarët. Një fitore që konfirmon se Kosova do të luftojë për dy vendet e para. Ashtu si i ka hije djemve tanë, e bënë me vaj Bullgarinë midis të Sofjes. Heshtje varri në Sofje, festë te Kosova. 

Në minutën e 9-të, Despodov u përpoq të shënojë por reagon me shumë sukses portieri Muriç dhe dëbon topin jashtë vijës fundore. Në minutën e 14-të,  Milot Rashica hesht Sofjen. Rashica dinak, nga rreth 9-10 metra me një goditje të fuqishme shtang portierin Mihaylov, 0:1 për Kosovën.

Tetë minuta (37’) pa përfunduar pjesa e parë, Bersant Celina godet nga rreth 18 metra por portieri Mihaylov mezi e shpëton portën e tij.  Në minutën e 43-të, Ivelin Popov me një veprim mjeshtëror shënon nga rreth 17-18 metra  në këndin e epërm të majtë të portierit Muriç, 1:1. Në pjesën e dytë lojë atraktive, Kosova dëshmoi lojë të madhe, duke e mbajtur në presion të madh Bullgarinë. Në minutën e 47-të, Benjamin Kololli humb një rast ideal që nuk humbet, nga afërsia nuk e tund portën.

Në minutën e 55-të,  Nedelev harkoi nga rivënia e këndit brenda 16-shit të Kosovës, mbrojtja nuk reagoi si duhet dhe Kristian Dimitrov me kokë shënon për epërsinë e Bullgarisë, 2:1.  Benjamin Kololli nga e majta harkon për bukuri dhe Vedat Muriqi nga afërsia me kokë shkundi portën e portierit Mihaylov, 2:2 pikërisht në minutën e 64-të. Kololli në minutën e 80-të me mjeshtri godet me kokë dhe Mihaylov mezi përcepton topin.  Në minutën e 87-të, Rashani humb një rast ideal, brenda 16-shit, nga afërsia gjuan jashtë portës, ndonëse portieri mbetet i palëvizur dhe pothuajse ishte i mposhtur.  Në minutë e 90+3’ Benjamin Kololli harkon për bukuri dhe Elbasan Rashani me kokë godet me aq mjeshtri, shënon për rezultatin 2:3.

Rashani trim i sfidës, siguron fitoren e madhe.  Kosova importon tri pikë të mëdha. Kosova ka një fitore, dy barazime e asnjë humbje, renditet në vend të tretë me 5 pikë, një me pak se Anglia dhe Çekia dhe Bullgaria është e fundit me 2 pikë.  Me 7 shtator Kosova luan si vendas ndaj Çekisë dhe pastaj shkon me 10 shtator në udhëtim me Anglinë.

Bullgaria-Kosova    2:3
Stadiumi “Vasil Levski”, Sofje.
Shikues: 10.000.
Gjyqtar: M. Kristoffersen (Danimarka).
Shënues: I. Poov (43’), Dimitrov (55’) - Rashica (14’), Muriqi (64’), Rashani (90+3’).
Kartonat e verdhë: Kostadinov  Halimi.
Bullgaria: Mihaylov, I. Popov, Bozhikov (Dimitrov 46’), Goranov, Nedyalkov, Ivanov, Kostadinov, Nedelev (Rusev 70’), Despodov, S. Popov dhe Isa (Chunchukov 79’).
Kosova: Muriç, Vojvoda (Hadërgjonaj 62’), Rrahmani, Aliti, Kololli, Halimi, Voca (Rashkaj (62’), Zhegrova (Rashani 76’), Celina, Rashica dhe Muriqi.

Grupi A
Bullgaria-Kosova    2:3
Çekia-Mali i Zi    3:0
Tabela
1. Anglia    2    2    0    0    6
2. Çekia    3    2    0    1    6
3. Kosova        3    1    2    0    5
4. Mali i Zi    4    0    2    2    2
5. Bullgaria        4    0    2    2    2

 

Kosova, Kosova, Kosova, trondit Bullgarinë! Kosova, e cila e shemb me lojë e rezultat 3:2 Bullgarinë në midis stadiumit “Vasil Levski” në Sofje, në kuadër të të xhiros së katërt të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.  Mbrëmje e madhe, meritojnë notë më shumë se dhjetë. Një Kosovë brilante, tërë kohën më e mirë. Të gjithë dhanë maksimumin, secili me i shpejt se tjetri. Milot Rashica,  Vedat Muriqi dhe Elbasan Rashani shënuan golat e fitores së madhe, fitores së parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, me një formulë të përsosur të lojës i vuri në pozicion mat bullgarët. Një fitore që konfirmon se Kosova do të luftojë për dy vendet e para. Ashtu si i ka hije djemve tanë, e bënë me vaj Bullgarinë midis të Sofjes. Heshtje varri në Sofje, festë të Kosova. 

Kosova triumfon me rezultat 3:2 në midis të Sofjes kundër Bullgarisë.

90+3’ Benjamin Kololli harkon për bukuri dhe Elbasan Rashani me kokë godet me aq mjeshtri, shënon për rezultatin 2:3. 

87’ Rashani humb një rast ideal, brendfa 16shit, nga afërsia gjuan jashtë portës, ndonëse portieri mbetet i palëvizur dhe pothuajse ishte i mposhtur.

80' Kololli me mjeshtri godet me kokë dhe Mihaylov mezi përcepton topin.

77’ Kosova afër një pike, por nuk kënaqet me kaq, kërkon pikë maksimale.

Bullgaria-Kosova    2:2
Stadiumi “Vasil Levski”, Sofje.
Shikues: 10.000.
Gjyqtar: M. Kristoffersen (Danimarka).
Shënues: I. Poov (43’), Dimitrov (55’) - Rashica (14’), Muriqi (64’).
Bullgaria: Mihaylov, I. Popov, Bozhikov (Dimitrov 46’), Goranov, Nedyalkov, Ivanov, Kostadinov, Nedelev (Rusev 70’), Despodov, S. Popov dhe Isa.
Kosova: Muriç, Vojvoda (Hadërgjonaj 62’), Rrahmani, Aliti, Kololli, Halimi, Voca (Rashkaj (62’), Zhegrova (Rashani 76’), Celina, Rashica dhe Muriqi.

73' Rashica nga rreth 20 metra gjuan jashtë portës.

69' Kosova po luan me mish e më shpirt, po e mban presion të madh Bullgarinë.

64' Benjamin Kololli nga e majta harkon për bukuri dhe Vedat Muriqi nga afërsia me kokë shkundi portën e portierit Mihaylov, 2:2. Çmenduri çka po bën Kosova në Sofje.

Bullgaria-Kosova    2:2
Stadiumi “Vasil Levski”, Sofje.
Shikues: 10.000.
Gjyqtar: M. Kristoffersen (Danimarka).
Shënues: I. Poov (43’), Dimitrov (55’) - Rashica (14’), Muriqi (64’).
Bullgaria: Mihaylov, I. Popov, Bozhikov (Dimitrov 46’), Goranov, Nedyalkov, Ivanov, Kostadinov, Nedelev, Despodov, S. Popov dhe Isa.
Kosova: Muriç, Vojvoda (Hadërgjonaj 62’), Rrahmani, Aliti, Kololli, Halimi, Voca (Rashkaj (62’), Zhegrova, Celina, Rashica dhe Muriqi.

61' Vedat Muriqi gjuan me kokë por larg portës.

55' Një harkim nga rivënia e këndit brenda 16-shit të Kosovës, mbrojtja nuk reagoi si duhet dhe Kristian Dimitrov me kokë shënon për epërsinë e Bullgarisë, 2:1.

51' Rashica me vetëmohim të pashoq godet nga rreth 16 metra për disa centimetra topin shkon mbi portën e Mihaylovit.

47' Benjamin Kolollin humb një rast ideal që nuk humbet dhe mbetet rezultati 1:1.Filloi pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.

Bullgaria-Kosova    1:1
Stadiumi “Vasil Levski”, Sofje.
Shikues: 10.000.
Gjyqtar: M. Kristoffersen (Danimarka).
Shënues: I. Poov (43’) - Rashica (14’).
Bullgaria: Mihaylov, I. Popov, Bozhikov, Goranov, Nedyalkov, Ivanov, Kostadinov, Nedelev, Despodov, S. Popov dhe Isa.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Halimi, Voca, Zhegrova, Celina, Rashica dhe Muriqi.

43' Ivelin Popov shënon nga rreth 17-18 metra  në këndin e epërm të portierit Muriç dhe barazon shifrat 1:1.

37' Fat i madh për Bullgarinë, Bersant Celina godet nga 18 metra dhe Mihaylov mezi e shpëton portën e tij. 

Bullgaria-Kosova    0:1
Stadiumi “Vasil Levski”, Sofje.
Shikues: 10.000.
Gjyqtar: M. Kristoffersen (Danimarka).
Shënues: Rashica (14’).
Bullgaria: Mihaylov, I. Popov, Bozhikov, Goranov, Nedyalkov, Ivanov, Kostadinov, Nedelev, Despodov, S. Popov dhe Isa.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Halimi, Voca, Zhegrova, Celina, Rashica dhe Muriqi.

35' Lojë e mirë, me ritëm, një Bullgari që po djersitet shumë.

32' Kosova zotëron me sukses mesfushën, në sulm shumë të rrezikshëm.

29' Bullgaria mundohet ta shtojë presionin ndaj ekipit tonë, ndërsa mbrojtja e Kosovës funksionon për mrekulli.

27' Kosova e ruan epërsinë dhe orvatet me kundërzbritje që të shtojë  atë.

24' Lojë mjaft e mirë, Bullgaria po has në vështirësi, Kosova po tregohet jashtëzakonisht e mirë.

20' Lojë me shumë kujdes nga ana e Kosovës, e ka fut në siklet Bullgarinë. Halimi godet nga distanca larg portës.

17' Djelmoshat tanë po luajnë më shumë siguri, po angazhohen maksimalisht dhe goli i shënuar është si fryt i lojës së mirë.  Padyshim Kosova është një Brazil i dytë, kjo po dëshmohet ndeshje pas ndeshje.

14' Djelmoshat tanë po luajnë si heronj të vërtetë. Milot Rashica dinak, nga rreth 10 metra me një goditje të fuqishme shtang portierin Mihaylov dhe trondit Bullgarinë, 0:1 për Kosovën.

12' Kosova po lufton me zemër, po bëhet e rrezikshme për Bullgarinë, sidomos këmbëshpejti Milot Rashica.

9’ Despodov godet mjaft fortë por Muriç mbron me mund të madh dhe dëbon topin në korrne.

7' Mbrojtja e Kosovës po e kryen punën e vet dhe po e ndal me sukses deri me tash sulmin e rivalit.

5' Lojë e baraspeshuar, Kosova luan me qetësi kërkon që të jetë më sulmuese..

2' Kosova e kontrollon lojën mirë edhe pse Bullgaria përpiqet të marr iniciativën. 

Fillon ndeeshja.

Në stadium dëgjohet kënga besa - besë, besa, besë do të japin jetën për Kosovë.Rreth 10 mijë shikues në stadiumin, në një stadium që ka kapacietin 45 mijë veta.

Futbollistët dalin në fushë. Atmosferë e mirë në Sofje. Intonohet himni.
Bullgaria-Kosova

Stadiumi “Vasil Levski”, Sofje.
Gjyqtar: M. Kristoffersen (Danimarka).
Bullgaria: Mihaylov, I. Popov, Bozhikov, Goranov, Nedyalkov, Ivanov, Kostadinov, Nedelev, Despodov, S. Popov dhe Isa.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Halimi, Voca, Zhegrova, Celina, Rashica dhe Muriqi.

Kombëtarja e Kosovës kërkon pikë në stadiumin “Vasil Levski” në  Sofje kundër Bullgarisë, në ndeshjen e xhiros së katërt të kualifikueseve për Kampionati Evropian 2020.
Kosova deri me tash ka dy barazime në grupin A dhe kërkon që të vazhdojë serinë pozitive të rezultateve. Kosova ka mungeasa të mëdha, si Arbër Zeneli, Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat