Ajo që ka thënë Challandes pas triumfit të Kosovës do t’iu bëjë ta duani edhe më shumë atë

Futboll

Ajo që ka thënë Challandes pas triumfit të Kosovës do t’iu bëjë ta duani edhe më shumë atë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 23:09
Bernard Challandes

Kombëtarja e Kosovës në futboll në mënyrë sensacionale triumfoi me rezultat 3-2 në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”, të hënën mbrëma.

Pas ndeshjes, tekniku i “Dardanëve”, Bernard Challandes ka dhënë një deklaratë që do t’iu bëjë ta duani edhe më shumë.

“Jam shumë i lumtur për lojtarët, ata nuk u dorëzuan, punuan dhe punuan në mbrojtje pastaj në sulm, kemi pasur ndjenjën që mund të shënojmë. Kemi provuar aksione nga krahët pastaj nga qendra dhe ja arritëm,” tha ai.

“Kjo është një fitore e madhe për ne, nuk është fitore normale sepse është e para fitore për ne në këtë kompeticion madhor.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat