Rashica: Ky ishte momenti vendimtar që na ktheu për fitore

Futboll

Rashica: Ky ishte momenti vendimtar që na ktheu për fitore

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 23:20
Milot Rashica

Milot Rashica ka treguar momentin vendimtar që ktheu Kosovën për ta mundur Bullgarinë.

Futbollisti i Kosvës, Milot Rashica ka folur pas ndeshjes për Super Sport Kosovën ku ka thënë se goli në minutën e fundit e ka bërë të shijshëm fitoren e Kosovës ndaj Bullgarisë.

“Normal edhe këtë ndeshje i patëm rastet nuk arritëm me shënuar më herët. Goli në minutën e fundit e bëri më të shijshëm këtë fitore”, ka deklaruar Rashica.

Rashica ka thënë po ashtu se përfundimi i stërvitjeve me ekipet e tyre ka ndikuar, por thotë se stërvitja me kombëtaren ka qenë mjaftë e mirë për t’u kthyer në formë për ndeshjen e sotme.

“Kemi dhënë gjithçka për fitore normalisht kemi ndërprerë stërvitjen më herët me ekipet dhe është më e vështirë, por ja ka vlejte gjithçka çfarë kemi dhënë”.

“Në qeta të nxehtë e kishim luajt edhe një pjesë diqysh. Seriozisht jemi krejt të lodhur, por kemi pasur një stërvitje të mirë. Besoj që ja ka vlejte çdo hap çdo vrapim çdo dy luftë. Ka qenë e domosdoshme kjo fitore për tifozët dhe besojë që tifozët kanë për çka me festuar”

“Nuk kemi ardhur këtu për një pik vetëm nëse nuk do të kishim mundur assesi. Besoj që goli i dytë na ka dhënë një shtesë e madhe që me u kthyer”, ka deklaruar Rashica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat