Flet edhe kapiteni i Kosovës, pas fitores ndaj Bullgarisë

Futboll

Flet edhe kapiteni i Kosovës, pas fitores ndaj Bullgarisë

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 00:25
Amir Rrahmani

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka komentuar fitoren e “Dardanëve” ndaj Bullgarisë në Sofje, në kualifikimet për “Euro 2020”.

Kosova fitoi 2 me 3 në Sofje me një gol të Elbasan Rashanit që erdhi krejt në sekondat e fundit të takimit.

“Fitore e rëndësishme, fitorja e parë që e kemi arritur në këtë kualifikim pas suksesit në Ligën e Kombeve. Shpresojmë që të vazhdojmë kështu. Mungesa e Zenelit është ndier shumë. Çdo lojtar është i rëndësishëm për neve, si ai rezervë ashtu edhe të tjerët. Jemi ndier shumë mirë me prezencën e gjithë tifozëve që kanë ardhur nga kudo. Kemi pasur në dy ndeshje raste për të fituar por nuk kemi arritur, por besojmë në vete sepse jemi si ekip më i mirë nga të tjerët”, ka thënë ai pas takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat