Roma zyrtarizon trajnerin e ri

Futboll

Roma zyrtarizon trajnerin e ri

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 12:57
Paulo Fonseca

Klubi italian ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin e Shakhtar Donetsk. Paulo Fonseca është edhe zyrtarisht trajneri i ri i Romës.

Portugezi që vjen nga eksperienca ukrainase me Shakthar Donetsk, ka nënshkruar për dy vite me verdhekuqtë me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Pasi u zyrtarizua si trajner i Romës, Fonseca foli për mediat.

“Jam i lumtur dhe i motivuar, mendoj se së bashku mund të ndërtojmë diçka speciale”, ka theksuar ish-trajneri i Portos dhe Bragës.

Roma ka pasur një stinor të vështirë dhe nuk ka mundur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat