Ademi: Austria më e fuqishme se Polonia

Futboll

Ademi: Austria më e fuqishme se Polonia

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 13:06
Ademi: Austria më e fuqishme se Polonia

Arijan Ademi ishte titullar kundër Austrisë, megjithatë nuk do ta mbajë në mend për të mirë, pasi ekipi përfaqësues pësoi humbje të rëndë në dekadën e fundit (1-4).

“Kjo nuk u desh të na ndodh. Përjetuam humbje të rëndë, megjithatë patjetër duhet të ecim përpara. Austria lehtë vinte deri te goli, kurse problemet ka mundur ti shoh trajneri. Patjetër duhet të punojmë që t’i përmirësojmë gabimet. Austria është shumë më e fuqishme se Polonia, megjithatë ende mendoj se ky ekip ka gjasa të bëjë gjëra të mëdha. Nuk di cka të them, përvec që Austria luajti shumë thjeshtë. Patjetër të ngritemi pas kësaj humbje dhe të shikojmë përpara”, tha Ademi.

Maqedonia e Veriut ka një triumph ndaj Letonisë dhe barazim kundër Sllovenisë si dhe humbje nga Polonia e Austria. Kualifikimet vazhdojnë në muajin shtator me dy ndeshje si mysafire.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat