Firmos me Romën

Futboll

Firmos me Romën

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 13:49
Paulo Fonseca

Tashmë është zyrtare, portugezi Paulo Fonseca është trajneri i ri i Romës. Luzitani që vjen nga eksperienca ukrainase me Shakthar Donetsk, ka firmosur për 2 vite me verdhekuqtë me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Në fjalët e para si trajner i Romës, Fonseca u shfaq shumë i lumtur.” Jam i entuziasmuar dhe i motivuar, mendoj se sëbashku mund të ndërtojmë diçka speciale”, ka theksuar ish-trajneri i Portos dhe Bragës, ndërkohë që presidenti i Romës, James Pallotta i ka uruar mirëseardhjen Fonsecës me këto fjalë. “ I ri por ambicioz dhe mbi të gjitha me mentalitet fitues”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat