Kështu shkruajnë mediat zvicerane për Kosovën

Futboll

Kështu shkruajnë mediat zvicerane për Kosovën

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 15:19
Challandes

Fitorja historike e Kosovës  kundër Bullgarisë me rezultat 3:2, pushtoi ballinat e mediave e gazetës zvicerane “Blick”.

Gazeta e njohur zvicerane Blick i dedikoi artikull kombëtares së Kosovës, duke përmendur në detaje gjithë ndeshjen e mbrëmshme.

“Blick” shkruan se Kosova kishte qenë e pamposhtur për 14 ndeshje. Disfatën e fundit Kosova e kishte përjetuar në vitin 2017. Që nga ajo kohë, shkruan Blick, Kosova ka shënuar 9 fitore dhe pesë barazime.

Shkrimin gazeta zvicerane e ka nisur me titullin dedikuar trajnerit zviceran të Kosovës, Bernard Challandes.

“Ndërtojani atij një statujë – Kosova e feston Challandesin”, është titulli i Blick.ch, transmeton Insport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat